0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mendohuni dy herë para se të konsumoni drogë këto kohë!

Nëse keni menduar se ditët në karantinë kalojnë me më pak stres nëse pini hashash, mendohuni prapë

Konsumi i marihuanës, edhe me raste mund të rrisë shanset për t’u infektuar nga Covid-19 përballjen me komplikime të mëtejshme gjatë sëmundjes.

Ajo çfarë i ndodh rrugëve tuaja të frymëmarrjes kur pini hashash është një lloj inflamacioni i ngjashëm me bronkitin, prandaj shanset që shëndeti juaj të komplikohet nëse infektoheni nga coronavirusi janë të mëdha.

Po nëse pi vetëm në raste të caktuara?

Mjekët thonë se gjëja e fundit që duhet në një kohë të tillë është vështirësimi i përcaktimit të diagnozës.

Covid-19 është një sëmundje pulmonare dhe nëse nuk doni që gjërat të përkeqësohen për shëndetin tuaj, ekspertët thonë qëndroni larg marihuanës edhe nëse e përdorni rrallë.

Të gjithë e dinë se hashashi jo vetëm ka fuqinë të të qetësojë, por ndërhyn gjithashtu edhe tek aftësia e njeriut për të funksionuar siç duhet, gjë që mund të shkaktojë një urgjencë të mundshme.

Një tjetër faktor që tregon se nuk i bëni vetes asnjë nder nëse konsumoni hashash në kohë pandemie.

Coronavirusi mund të rezultojë shumë herë më serioz tek njerëzit që konsumojnë hashash, ose droga të tjera. Me pak fjalë, nëse nuk jeni përdorues, mos e nisni vetëm nga “mërzitja e karantinës”.

S’do të vonojë shumë dita që do të keni kollë dhe do ta keni të vështirë ta kuptoni nëse jeni infektuar nga virusi apo thjesht e keni nga konsumi i marihuanës.

Burimi: CNN

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img