Xheneta dhe Leo kanë vazhduar debatin deri në përplasje goxha të ashpra.
Leo pasi e quajti Xhenetën “Gold Digger”, Xheneta e pyeti se a e kupton se sa ofenduese është kjo fjalë, Leo insistoi se ajo është e tillë.
“Femër për para unë a? A e din sa term ofendues është ajo për moralin e femrave?”, e pyeti Xheneta.
“Po unë mendoj qashtu. Bash për ty e kam pas atë se mendja jote e mendon atë”, i tha Leo.
“Mendjen tek paratë e ke ti!”, shtoi Leo duke ofenduar, ndërsa i tha se nuk i kërkon falje për këtë deklaratë.
Debati tyre i ashpër vazhdoi tutje ndërsa nuk kursyen tonet e larta. Leo i tha Xhenetës se do ta largoj nga shtëpia e BBVK3.
“Ti e fëlliq publikun!”, i tha Leo.