Site icon PrishtinaPress

Menaxhmenti i Aeroportit të Prishtinës inkurajon kompanitë ajrore që çmimet e biletave të jenë të arsyeshme

Menaxheri për koordinim të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, Driton Hyseni, ka njoftuar se ka kontaktuar me kompanitë ajrore, të cilave iu ka rekomanduar që çmimet e biletave të jenë të arsyeshme.

Këtë Hyseni e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë Facebook.

“Meqë fluturimet me udhëtarë nga Prishtina lejohen, kontaktova dhe inkurajova kompanitë ajrore që të mund të organizojnë sa më shumë fluturime.

Çmimet e biletave të udhëtimeve duhet të jenë të arsyeshme sepse ne si aeroport aplikojmë tarifat të njëjta, siç janë rregulluar nga Qeveria e Kosovës për shërbime tona, në çfarëdo rrethane e edhe tani në këtë situatë të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.

Exit mobile version