-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Menaxheri i Bon Vivant-it bëhet për spital – identifikohet një nga sulmuesit

Të martën mbrëma ka ndodhur një incident në lokalin “Bon Bivant” në Prishtinë.

Policia e Kosovës bëri të ditur se disa persona kanë sulmuar menaxherin e këtij lokali duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Më pas, i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit nga Policia, njëri nga të dyshuarit është identifikuar kurse rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Rexhep Luci , Prishtinë 28.03.2023-21:10. Disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (menaxher i këtij lokali), duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është identifikuar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Paparaci ka raportuar mbrëmë për demolimin e lokalit Bon Vivant, që është në bashkëpronësi të ish-deputetit të PDK-së, Uran Ismaili.

Gjithçka që kishte nisur për një përleshje kishte përfunduar me intervenimin e Policisë së Kosovës./PrishinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img