1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Memoriali për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, MKRS dhe UP me memorandum bashkëpunimi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

MKRS njofton se pas hartimit të dokumentit do të bëhet shpallja e konkursit ndërkombëtar për projektin e memorialit të fëmijëve.

“Ky proces me ndjeshmëri të lartë kërkon një analizë të thellë që rezultati të jetë dinjitoz dhe proporcional me qëllimin.

Memoriali është vendim i Qeverisë së Kosovës përmes të cilit do të nderohet dhe lartësohet kujtimi për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img