Me datë 19 Prill është nënshkruar memorandum për bashkëpunim ndërmjet Fingermarket Corporation, dega në Kosovë dhe bankës BPB, bankë komerciale vendore që operon në Kosovë që nga viti 2001.
Qëllimi i këtij memorandumi është digjitalizimi i bizneseve, produketeve dhe shërbimve përmes platformës Fingermarket me partner implementues bankën BPB. Të gjtha bizneset do të validohen në të gjitha qytetet e Kosovës, gjegjësisht në 26 degë të bankës BPB, ku klientët do të njoftohen mbi përfitimet e digjitalizimit të biznesit të tyre dhe eksportit jashtë vendit.
Fingermarket.com është një platformë online për biznese që vazhdimisht është në kërkim të mundësive të reja që të përshpejtoj procesin e digjitalizimit të bizneseve më qëllim të përmbushjeve të pritshmërive të larta të konsumatorëve.
Përmes këtij memorandumi, Fingermarket Corporation, klientëve ekzistues të BPB do tu mundësojë krijimin dhe forcimin e prezencës së tyre online duke u ofruar rrjetëzim, promovim dhe digjitalizim të bizneseve të tyre nëpërmejt platformës www.fingermarket.com.
Një prej qëllimeve kryesore të Fingermarket.com si platformë është mbështetja e bizneseve drejtë zhvillimit të tyre të mëtutjeshëm si dhe përkrahja e individëve rreth gjetjes së mundësive të reja. Gjëja më e mirë rreth Fingermarket.com është shkurtimi i hapave të shumtë që i duhen një kompanie për të vepruar duke ndihmuar kështu në rritjen e qarkullimit të tyre vjetor.