Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po kërkon zgjedhje të reja të përgjithshme sa më shpejt.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund”.
“Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë. Zgjedhje të reja sa më parë”, ka shkruar Krasniqi.
Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka zhvilluar aksione në MINT dhe në një restorant si dhe në banesën e pronarit të këtij restoranti, Ridvan Muharremi. Ky i fundit, bashkë me dy zyrtarë të MINT-it, u arrestuan nën dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Aksioni ka të bëjë me aferën e “vajit dhe grurit”.