18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të takohet me krerët e shtetit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet nga krerët e shtetit.

Ai do të zhvilloj takime me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, pastaj me kryeministrin Dimitar Kovachevski, me Zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi si dhe me liderin e e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Siç, ka njoftuar zyrtarë të PDK-së që janë pjesë e delegacionit zyrtar, Krasniqi do të diskutojë me zyrtarët e shtetit fqinj për bashkëpunimin e nsërsjell ndërmjet dy vendeve, zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe për krizën e rëndë ekonomike dhe energjetike./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img