Memli Krasniqi tregon fokusin e PDK-së pas dorëheqjes së Haradinajt

72
Advertisement

Në momentet kur Presidenti Thaçi ende nuk e ka përcaktuar se cila do të jetë e ardhmja e qeverisjes së shtetit të Kosovës, në opinion janë hapur shumë diskutime edhe për koalicionet e mundshme në rast se vendi shkon në zgjedhje.

Advertisement

Sikurse edhe herëve të kaluara LDK dhe Vetëvendosje duket se i kanë vendosur vijë të kuqe PDK-së për koalicion.

E, Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, për “Bota sot”, ka thënë se në këtë periudhë kohore janë të fokusuar që të paraqiten me kandidatë të cilët përfaqësojnë më së miri pritjet dhe interesant e qytetarëve të vendit.

“Fokusi i PDK-së është tek përgatitjet për zgjedhje dhe preferenca ynë është që të garojmë me një listë të kandidatëve që përfaqëson më së miri pritjet dhe interesat e qytetarëve”, tha ai.

Ai, po ashtu theksoi që tash për tash nuk ka diskutime për koalicione.

PostAdssFotoja e reklamës