Site icon PrishtinaPress

Memli Krasniqi takon kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së për fundvit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar kryetarët e komunave që udhëhiqen nga kjo parti për fundvit.

Ai në një postim në Facebook tha se këtë vit e quan një vit sfidues dhe të vështirë për të gjithë, mirëpo edhe me punë të mira për qytetarët e këtyre komunave.

“Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët” tha i pari i PDK-së.

Ai shtoi duke thënë se në darkën e fundvitit i ka falënderuar ata për përkushtimin e tyre dhe performancën dhe se bashkë u dakorduan që viti 2023 të jetë vit i suksesit për ta.

“Në darkën e fundvitit, i falënderova për përkushtimin dhe performancën e jashtëzakonshme. U pajtuam që viti 2023 të jetë vit i zhvillimit dhe suksesit” shtoi Krasniqi./Prishtinapress/

Exit mobile version