Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkuar për ngushëllime tek familja Veseli, pas humbjes së familjarit të tyre, Fazliut.
Në njoftimin e PDK-së, thuhet se Krasniqi e ka kujtuar Veselin si një simbol të rezistencës dhe një person me kontribut të pakursyer për lirinë e Kosovës.

“Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të shumtë, ka qëndruar për ngushëllime në familjen e kryetarit Kadri Veseli, pas vdekjes së babait të tij Fazli Veseli.
Krasniqi e ka kujtuar bacën Fazli si njeri e baba të fortë, si simbol të rezistencës, i cili i ka edukuar fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë dhe patriotizmit.
Dhimbjen për vdekjen e bacës Fazli e shton mosprezenca e kryetarit Veseli, i cili po gjykohet padrejtësisht në Hagë për luftën çlirimtare. Por, kjo dhimbje shndërrohet në krenari, sepse baca Fazli do të mbahet mend për kontributin e pakursyer dhe bijve të tij për lirinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
