-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi reagon pas sulmit ndaj policëve në veri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës afër pikave kufitare me Serbinë, duke thënë se është akt kriminal dhe i patolerueshëm që për qëllim ka cenimin e rendit të ligjit për dobi të kriminelëve, në një kohë kur Kosovës i duhet stabiliteti e siguria, ndërsa mohuesve të sovranitetit tonë iu konvenon trazira dhe provokimi i paqes.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se që të dy këto qëllime, janë e do mbesin të paarritshme kundër shoqërisë tonë multietnike e shtetit tonë sovran dhe të pavarur.

“I ftojmë organet e rendit dhe ligjit që sa më parë të hetojnë dhe ndriçojnë rrethanat e këtij akti kriminal, si dhe t’i japin përgjigje meritore çdo përpjekjeje që cenon Kosovën dhe sovranitetin e shtetit tonë”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img