2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti po synon nënshtrimin e administratës, PDK do ta dërgoj në Kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas miratimit në Kuvend të Ligjit për Zyrtarët Publikë, i cili parasheh ndërprerjen e kontratave të punës për rreth 1600 zyrtarë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues dhe ripërcaktimin e këtyre pozitave me mandat 4 vjeçar.

Kreu i PDK-së përmes një postimi në Facebook, është shprehur se misioni i ri i Qeverisë Kurti është largimi masiv nga puna i zyrtarëve publikë, shantazhimi, politizimi dhe nënshtrimi i tyre.

“Keqqeverisja, punësimet partiake, skandalet në shëndetësi, dështimet në ekonomi dhe energji, ikja e të rinjve nga vendi, rrezikimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit – në vetëm dy vjet qeverisje – nuk po i mjaftojnë Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së tij. Tani, përmes Ligjit për Zyrtarët Publikë, misioni i ri i kësaj Qeverie është largimi masiv nga puna i zyrtarëve publikë, shantazhimi, politizimi dhe nënshtrimi i tyre. E gjithë kjo, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shkruan Krasniqi.

Ai thekson se Ligji për Zyrtarët Publikë bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë./Prishtinapress/

Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img