Site icon PrishtinaPress

Memli Krasniqi: Pro demarkacionit do të jenë 23 vota, aq deputetë sa jemi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka theksuar se beson që nesër do të arrihet votimi i Demarkacionit dhe se qëndrimi i PDK-së për demarkacionin është konsistent.

“Siç e dini sot dhe gjatë ditës kemi pasur rastin që ta rikonfirmojmë për t satën herë qëndrimin të pandryshueshëm që më shumë se dy vite gati tri të PDK-së sa ë i përket ratifikimit të marrëveshje s demarkacionit me Malin e Zi.Ne në mënyrën unanime si parti do ta votojmë pro projektligjin që do të vihet në votim. Pro Demarkacionit do të jenë 23 vota, aq deputetë sa jemi në këtë legjislaturë nga PDK-ja.Shpresojmë se qysh nesër në ora 11:00 do të konsumohet diskutimi dhe të votohet nesër apo në momentin që do të jetë kuorumi i mjaftueshëm për ta proceduar meqenëse është projektligj që kërkon 2/3, dhe t’i hapim rrugë procesit tjetër të rëndësishëm liberalizimit të vizave që për një kohë ka zgjatur padrejtësisht. Qëndrimi i PDK-së, ka qenë konsistent dhe jemi shuam të kënaqur sa i përket projektit të Demarkacionit dhe ne besojmë se deklarata e dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviq ka qenë një vlerë e shtuar që i ka shtuar mundësi këtij konsensusi dhe korrektimeve të mundshme q mund të bëhen në të ardhmen e që kanë qenë shqetësime për kundërshtuesit”, ka thënë Krasniqi.

“Shqetësuese mbetet qëndrimi i LDK-së në Komisionin për Punë të Jashtme ku do të duhej të votohej dhe rekomandohej miratimi i Projektligjit, përfaqësuesit e LDK-së s’kanë votuar fare e që nuk e dimë a është ndryshim i qëndrimit.Mbi të gjitha interesat e qytetarëve dh kërkesat që ndërlidhen me kalimin e kësaj çështje janë më të rëndësishëm se secila akrobacionet politike që mund t’i bëjë secila parti.Besoj se ju takon të gjithë përfaqësuesve që të deklarojnë votën e tyre jemi optimist që në momentin që vjen në votim do të jenë së paku 80 vota të nevojshme për ta kaluar projektligjin. Është e rëndësishme që Demarkacionin ta votojnë shqiptarët dhe jo të jetë kjo çështje në dorën e serbëve.Shpresojmë se do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe besoj fuqishëm se janë pjekur kushtet ta qesim në votim procesin në fjalë.”, ka përfunduar Krasniqi.

Exit mobile version