Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, mashtrues dhe zhvatës, duke thënë se nga 1 qershori deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë më shumë se 222 mijë vetura me mërgimtarë.
Nga to, sipas tij rimbursimin e polisës së sigurimit, e kanë marrë vetëm 8.845 prej tyre për shkak të procedurave burokratike që ka vendosur qeveria.
“Kur nuk ka nevojë për votën e tyre, ky është trajtimi dhe mendimi i vërtetë i Qeverisë së Albin Kurtit për mërgimtarët. Injorimi në kërkesa, mashtrimi në premtime dhe zhvatja e pasurisë së tyre”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.