-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi: Papjekuria e Kurtit na ka humbur 7 vite në marrëveshjen për energji

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi e ka thënë se për shkak të papjekurisë politike të, kreut të Vetëvendosjes, kryeministrit Albin Kurti, janë humbur 7 vjet në zbatimin e marrëveshjes për energji në veri.

Ndonëse partia në pushtet, sipas Krasniqit e kundërshtoi për një kohë të gjatë marrëveshjen, të njëjtën do ta zbatojë vet.

Edhe pse e quan lajm të mirë, që Kurti e ka kuptuar që marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë kanë qenë për të mirën e vendit, po e konsideron dëm të madh moszbatimin e marrëveshjes.

“Lajmi i mirë është që Kurti dhe Qeveria e tij po e kuptojnë që këto marrëveshje kanë qenë për të mirën e vendit dhe për ta integruar në sistemin jo vetëm energjetik, por edhe legal të Kosovës së veriut”.

“Lajm i keq është se kundërshtimi i tyre dhe papjekuria e tyre politike na kanë humbur 7 vjet si në këtë rast. Përgjegjësitë dhe obligimet e tij janë që të punojë në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe interesin e shtetit tonë si njësi e rregulluar brenda Kushtetutës që e kemi”, tha Krasniqi.

Përderisa sa i përket aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sipas tij, Qeveria nuk është koordinuar me partnerët ndërkombëtar.

Kryetari Krasniqi thotë se kjo mundësi nuk ka humbur ende, por duhet një ndërrim i qasjes dhe i mentalitetit qeverisës, raporton EO.

“Fatkeqësisht tashmë është bërë evidente vetë fakti i mos futjes në rend të ditës në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe kërkesa jonë dhe aplikimit për anëtarësim që ministria e Jashtme dhe Qeveria Kurti nuk e kanë koordinuar këtë veprim dhe këtë aplikim me partnerë ndërkombëtar dhe para së gjithash me shtetet e QUINT-it”.

“Komplet e palogjikshme një gjë e tillë edhe pse kjo ka qenë mundësi ideale pas përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga ana e këshillit të Evropës që të ndërmerren veprime konkrete për anëtarësimin tone. Kjo mundësi nuk ka humbur ende, por duhet një ndërrim i qasjes dhe i mentalitetit qeverisës në nivel jo vetëm të ministrisë së jashtme por edhe qeverisë për të arritur sukses e që duket se me këtë mentalitet nuk do të ketë sukses”, tha Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img