7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi në Skenderaj: Gjendje e rëndë, i bëj thirrje emergjente edhe një herë Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron sot në Skenderaj për të parë nga afër dëmet e mëdha që u shkaktuan qytetarëve të Drenicës nga vërshimet e djeshme.

Bashkë me kryetarin e Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetarin Sami Lushtaku, kreu i PDK-së Memli Krasniqi vizitoi lokacionet të cilat janë prekur më shumë nga vërshimet dhe përmbytjet e ditës së djeshme.

“Fatkeqësisht, dëmet janë të mëdha. Fatmirësisht, humbje në njerëz nuk ka. Prandaj, Kryetarin Nura dhe të gjithë zyrtarët komunalë i përgëzova për reagim efikas dhe dinjitoz, brenda mundësive dhe kapaciteteve të tyre, por, mbi të gjitha, që në këtë ditë të vështirë mobilizoi dhe bashkoi të gjithë qytetarët në ndihmë të njëri-tjetrit”, tha Krasniqi.

Ai tha se duke qëndruar pranë secilit qytetar të Skënderajt në këto momente sfide për ta, thirrja emergjente shkon edhe një herë për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Gjendja është e rëndë, me dëme të mëdha materiale dhe infrastrukturë të bllokuar publike. Prandaj, reagimi i nivelit qendror duhet të jetë konform situatës emergjente, me të gjitha kapacitetet shtetërore, përfshirë krijimin e një pakoje financiare për kompensimin e të gjitha dëmeve që kanë pësuar qytetarët. Uroj që sa më parë situata t’i rikthehet normalitetit dhe banorët e Skënderajt të rikthehen në shtëpitë e tyre!”, tha Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img