Home Baner Memli Krasniqi largon nga Kryesia tre “komandantë” të fortë

Memli Krasniqi largon nga Kryesia tre “komandantë” të fortë

Dikur ishin ndër njerëzit më të fuqishēm në PDK, por sot treshja e “komandantave”, janë jashtë Kryesisë së re.

Sami Lushtaku, Elmi Reçica e Xhavit Haliti, nuk janë më pjesë e organit më të rëndësishëm vendimmarrës në PDK-Kryesisë, raporton Gazeta Blic.

Derisa në kohën sa PDK drejtohej nga Kadri Veseli që të tre ishin në Kryesi, nga sot ata nuk do të jenë pjesë e këtij forumi të PDK-së.

Në vazhdim i gjeni emrat e ri të Kryesisë:

Nënkryetarë: Vlora Citaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

Ndërkaq, anëtarë janë: Bernar Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.

Exit mobile version