3.1 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi-Kurtit: S’ke nevojë të jesh vëlla me askënd, gjej zgjidhje e zhblloko situatën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dështoi të arrijë marrëveshje me SBASHK-un për t’i dhënë fund grevës në arsim.

Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se sot është dashur të ketë një marrëveshje, shkaku që është shkaktuar dëm tash e 13 ditë duke mos u mbajtur mësim.

“Kryeministër, ofroje kompromisin e mos mbaj inat ndaj protagonistëve, sepse mësimdhënësit e kanë zgjedhur Rrahman Jasharin, por qytetarët të kanë zgjedhur ty. Sot, janë qytetarët dhe fëmijët tanë, ata që janë më të dëmtuarit nga varësia jote për t’u treguar i fortë përballë sindikalistëve”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet nga premtimet, dhe si i tillë, s’ka nevojë “të jetë vëlla” me askënd.

Postimi i plotë:

Burrështetasit nga pushtetarët i ndanë mënyra se si e shohin karakterin e qeverisjes. Për të parët, pushteti është marrëdhënie e qeveritarëve me të qeverisurit. Për të dytët, është pronësi mbi të qeverisurit. Ti Kryeministër, dialogun me sindikatat e ke nisur mbrapshtë dhe je duke e ushqyer mbrapshtë, tamam si një pushtetar, larg çdo cilësie të një burrështetasi.

Sot është dashur të ketë marrëveshje, sepse dëmin e mosmarrëveshjes e kemi parë tashmë e 13 ditë. Por, marrëveshje nuk ka as sot sepse nuk mund të ketë rezultat kur nuk ka konsideratë e as vullnet për të gjetur zgjidhje. Ndërsa familjeve, prindërve, e më së shumti fëmijëve, ju duhet zgjidhja e jo bllokada.

Kryeministër, ofroje kompromisin e mos mbaj inat ndaj protagonistëve, sepse mësimdhënësit e kanë zgjedhur Rrahman Jasharin, por qytetarët të kanë zgjedhur ty. Sot, janë qytetarët dhe fëmijët tanë, ata që janë më të dëmtuarit nga varësia jote për t’u treguar i fortë përballë sindikalistëve.

E kjo nuk i takon një kryeministri. Nuk është cilësia jote si person, por premtimet tua ato që të kanë sjellë në pushtet. Nuk ka nevojë të jesh vëlla me askënd, por duhet të jesh kryeministër i përgjegjshëm për të gjithë. Prandaj, gjej rrugë dhe zhblloko situatën.

Fëmijët duhet të kthehen në shkollë me urgjencë! Nuk ka përgjegjësi më të madhe sot dhe as agjendë më të rëndësishme për ty si kryeministër i vendit, sesa ta rimendosh e të veprosh siç kërkon arsyeja e shëndoshë, që nesër nxënësit e mësimdhënësit të nisin rrugëtimin e vitit të ri shkollor.

Fëmijët vijnë të parët, të tjerat pas tyre. Për të tjerat mund të të mirëkuptojmë. Për fëmijët s’mund të ta falim këtë arrogancë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img