Site icon PrishtinaPress

Memli Krasniqi iu rikthehet kriptovalutave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përveçse aktiv në jetën politike, duket se me të njëjtin entuziazëm e ka edhe çështjen e kriptovalutave.

Madje një aktivitet në këtë “biznes” ai ka treguar edhe ditëve të fundit.

Kjo mund të vërehet në disa postime të fundit të tij në Twitter, ku ai shkruan për “rritjet dhe rëniet” e vlerës së tyre.

Dhe së fundmi, përmes një postimi në Twitter, ai ka dalë edhe me rekomandime për ata që duan të merren me këtë “biznes”.

“Nëse ka dy tregtarë të kriptovalutave që unë rekomandoj që ju të ndiqni, ata janë Satoshi Flipper dhe Income Sharks. Ata nuk i ndjekin turmat, i përmbahen analizave tregtare dhe propozimet e tyre kanë qenë më fitimprurëse sesa shumica në tregun e kriptovalutave! Plus ata karakterizohen me rritje të aksioneve, e cila është një plus!”, ka shkruar Krasniqi në postimin e tij të fundit në Twitter.

Exit mobile version