1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi i replikon Hekuran Muratit: Ju jeni Qeveri milionerësh që po neglizhoni hallet e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar Qeverinë Kurti për neglizhim të krizës ekonomike.

“E ki Qeverinë e milionerëve. Krejt këtu jeni milionerë gati. Ndërsa, ti po flet qysh e kupton situatën. Ti s’po kupton asgjë. Ju u keni dhënë lëmoshë njerëzve, pa asnjë plan duke u konsultuar me grupet e interesit. Ju nuk keni dashur as me sindikatat të takoheni, e kur takoheni, ata i ofendoni me arrogancën tuaj  të paparë ndonjëherë. Problemi kryesor është që ju jeni shkëputur nga realiteti, nga kriza dhe nga ndjenjat e qytetarëve, sepse nuk keni dalë askush nga ju me taku ndokënd”, tha ai.

Krasniqi në replikën e drejtuar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, tha për të se është ekspert për  kriptovaluta dhe i deklaron ato, për dallim prej Muratit “që e fsheh posedimin e tyre”.

“Unë jam ai që i kam deklaruar tërë jetën. Pse s’po i deklaron ti tuat? Krejt shokët e tu tregojnë që ti ke kriptopvaluta, as në deklarim të Agjencisë Kundër Korrupsionit s’i ke tregu”, tha Krasniqi.

Krasniqi po ashtu kritikoi Muratin duke thënë se ai nuk ka lidhje as me hallet e bujqve dhe fermerëve, sepse “për një vit e gjysmë në detyrë nuk ka takuar kurrë asnjë fermer”.

“18 milionë. Pyeti fermerët, nuk ua keni qitë mjetet e vitit të kaluar deri sivjet, e këto që ua keni dhënë, ua keni dhënë për të korrat që ata i kanë shitur. As nuk i keni verifikuar tamam. Mos flisni përmendësh sepse populli po të sheh”, theksoi ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img