Memli Krasniqi i është përgjigjur Deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, icili ka deklaruar se PDK po frikësohet nga zgjedhjet.
Shefi i GP të PDK-së në një postim në llogarinë e tij në Facebook e ka quajtur Abdixhikun “piun të Isa Mustafës”, ndërsa ia ka kujtuar atij se më nuk dhezin taktikat për t’u rritur duke e sharë PDK-në.
Krasniqi ka thënë sërish se zgjedhjet janë të pashmangshme dhe të domosdoshme, për t’i dhënë vendit një Qeveri me legjitimitet.
Postimi i plotë:
Një piun i Isa Mustafës, që partia e vet s’e lejoi as të kandidohet në ndonjë degë dhe të cilin shumica e LDK-së e shohin si profiter ordiner, bën mirë ta shikojë oborrin e vet të kontaminuar, sepse kot bën “ciu ciu” kur flet për PDK-në.
Zgjedhjet për PDK-në janë jo vetëm të pashmangshme, por të domosdoshme, për t’i dhënë Kosovës një qeveri me legjitimitet dhe me vizion të qartë zhvillues dhe perendimor. Ndërsa, profiterët e brezit të dështimit, që politiken e kanë veç rrugë tranzite, pas zgjedhjeve, mund ta përcjellin vetëm si vrojtues të (pa)interesuar punën e pakrahasueshme që do ta bëjë qeveria e udhëhequr nga PDK.
Frustrimet që i kanë me partinë e tyre ky grup i “jurishnikeve” të ledhatuar të Isa Mustafes, të cilët garda e vjetër e LDK-së i shkeli në çdo hap të zgjedhjeve të tyre të brendshme, nuk shërohen duke u marrë me PDK-në. Janë mësu në LDK me u rritë duke e sha PDK-në dhe lidershipin e saj, por kjo më s’ju funksionon.
Shikojeni procesin e zgjedhjeve në PDK dhe krahasojeni atë me karrikat fluturuese në LDK dhe e kuptoni saktë dhimbjen e tyre, por edhe dallimin mes nesh. Ne jemi të vendosur për jetësimin e “Dekadës se Re” e ata ende janë në “Shekullin e Vjetër”, me të njëjtit njerëz, me të njëjtit kryetare degësh, me të njëjtat pabesi në gareë për kryetar partie e me të njëjtin mentalitet dhe pa hapësirë për ndryshim e për të rinj.