4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Meloni pagoi faturën e italianëve që ikën pa paguar në Berat, pronarja i ruan paratë kujtim

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka urdhëruar këtë të shtunë ambasadorin italian në Shqipëri, që të paguante faturën e katër turistëve italianë, të cilët u larguan nga një restorant në Berat, pa paguar.

Mirëpo, pronarja e këtij restoranti, Gabriela Kadena, ka vendosur që këto para t’i ruajë si një kujtim të jashtëzakonshëm, dhe gjithashtu “kundër syrit të keq”.

Ajo ka falënderuar Melonin, duke e konsideruar si një “nënë të mirë e të rreptë”, që jep një shembull për shtëpinë e saj.

“Falënderojmë sinqerisht Georgia Melonin, një zonjë e vërtetë! Ne nuk jemi të pasur, ne punojmë shumë si familje, nuk bëjmë aq shumë për të mos na bërë përshtypje ato para! Por kjo nuk është çështje parash për ne dhe jemi shumë të prekur nga gjesti! Një shembull i mrekullueshëm i dinjitetit nga një nënë e mirë, e rreptë që jep një shembull për shtëpinë e saj! E madhe Georgia! E duam shumë edhe si gjysmë italianë që jemi. Na nderoi shumë duke ardhur me pushime në Vlorë”, shkroi ajo.

“Në foto janë paratë e saj që na dërgoi. Ato do të qëndrojnë këtu në restorant si një kujtim i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu kundër syrit të keq”, përfundoi Gabriela Kadena.

Në një reagim zyrtar, ambasada italiane në Tiranë bëri të ditur se me porosi të Melonit ishte paguar fatura e turistëve italianë. Por ky veprim nxiti reagimin e opozitës në Itali e cila hodhi akuza që ishin përdorur paratë publike.

Përmes një reagimi të dytë, ambasada italiane në Tiranë sqaroi dje se paratë ishin të Melonit.

Vetë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni bëri një reagim në rrjetin e saj social Facebook ku sqaroi opozitën lidhur me incidentin me 4 turistët italianë në Berat. Meloni tha se faturën e ka paguar vetë ajo dhe nuk janë paratë e buxhetit të shtetit, siç e kritikon opozita.

Kujtojmë se fatura kushtonte 80 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img