-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Meloni lë pushimet në Puglia dhe niset drejt Vlorës

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka planifikuar të zhvillojë një vizitë në bregdetin e Vlorës sot me familjen e saj.

Ajo ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia, pasi pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas mediave italiane ajo do të shoqërohet nga bashkëshorti i saj Andrea Giambruno, vajza Ginevra dhe mundet edhe nga motra e saj Arianna me bashkëshortin Francesco Lollobrigida.

Sipas Corriere.it, në agjendën e saj është edhe një vizitë në shtëpinë e Ramës, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasin pushimet në tokën shqiptare.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ‘prozhektorët’ e mediave italiane u kthyen nga kryeministri shqiptar, pas një memeje, ku Rama krahasonte shqiptarët që iknin në Itali në vitin 1991, me turistët italianë që tashmë vijnë për pushime në Shqipëri, raporton Tch.

Prej muajsh Shqipëria po përballet me bum turistësh nga e gjithë bota, përfshi edhe italianët, të cilët tërhiqen nga vendet magjepsëse dhe çmimet e lira.

Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri, ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img