Presidenti francez, Emmanuel Macron ditën e sotme do të takohet me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Paris, për të diskutuar çështjet evropiane dhe marrëdhëniet franko-italiane, pas disa muajsh tensioni mes dy qeverive.
Kjo është vizita e parë e Melonit në Francë, pasi marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë qenë të mira pasi ajo u zgjodh kryeministre e Italisë.
Pas zgjedhjeve legjislative të Italisë në shtator 2022, ministri francez për Evropën Laurence Boone tha për mediat se Franca do të ishte “e vëmendshme ndaj respektimit të vlerave evropiane” nga ana e Italisë, me ardhjen në pushtet të të djathtëve.
Kjo nuk i pëlqeu Melonit, e cila kërkoi një “ndjesë” nga qeveria franceze para se ajo të emërohej kryeministre. Edhe pse ndjesa nuk u bë, qeveria e Macron bëri një premtim për të punuar së bashku përtej ndarjeve politike.