-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Meloni bie pre e mashtruesve rusë në telefon, flet për “lodhjen” në Ukrainë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka folur për lodhjen ndërkombëtare me konfliktin në Ukrainë dhe mungesën e mbështetjes për Italinë rreth trajtimit të emigrantëve në një bisedë telefonike me disa mashtrues rusë.

Biseda 13-minutëshe raportohet se u zhvillua në shtator dhe u publikua në internet të mërkurën nga rusët “Vovan” dhe “Lexus”, të cilët kanë mashtruar edhe politikanë të tjerë perëndimorë në përpjekje për të nxjerrë në shesh deklarata të sinqerta e të pakujdesshme, raporton agjencia “Reuters”.

Zyra e Melonit tha në një deklaratë se shpreh keqardhje që ajo është mashtruar nga një person që është prezantuar si shef i Komisionit të Unionit Afrikan. Zyra e saj shtoi se telefonata u zhvillua më 18 shtator para takimeve me udhëheqës afrikanë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kur në telefonatë pyetet për luftën e Rusisë në Ukrainë, duke folur në gjuhën angleze, Meloni thotë: “Shoh që atje ka shumë lodhje, më duhet ta them të vërtetën, nga të gjitha palët. Ne (jemi) afër momentit në të cilin secili kupton që kemi nevojë për një rrugëdalje”.

“Problemi është që të gjendet një mënyrë që mund të jetë e pranueshme për të dyja palët pa e shkatërruar të drejtën ndërkombëtare”, shton Meloni gjatë bisedës telefonike me mashtruesin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img