Artistja e njohur nga Shqipëria, Melisa Lleshi, ka nisur vitin e ri mbarë.
Ajo ka prezantuar projektin e ri muzikor, të parin për 2022 të quajtur “S’ma ndjen”.
Këngëtarja vjen me një paraqitje atraktive në videoklip, teksa edhe këtë herë mori vëmendje me dukjen tërheqëse e provokuese.
Teksti është shkruar nga Melisa dhe Stine, kurse për producimin e ‘beat’-in u përkujdes Stine Records.
Videoja i është besuar produksionit të njohur, ‘Cinematic CH’.
Melisa ndërkaq për publikun u bë më e njohur që nga pjesëmarrja në emisionin e dashurisë, “Përputhen”.
Menjëherë pas largimit nga formati, ajo bëri debutimin në tregun muzikor shqiptar.