-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Mëlçinë e kishte të coptuar në mijëra pjesë”, flet kirurgu që tentoi ta shpëtojë kryeministrin serb që u vra para 20 vitesh

Kryeministri serb Zoran Gjingjiq u vra para ndërtesës së Qeverisë më 12 mars 2003. Kardiokirurgu Miljko Ristiq ishte në sallën e operacionit kur u soll Gjingjiq i plagosur rëndë.

Mjeku që u përpoq t’ia shpëtonte jetën Gjingjiqit ka zbuluar detaje të panjohura më parë për rastin që shënoi historinë serbe.

Ristiq, duke folur për lëndimet që kishte marrë Gjingjiqi, tha se plaga hyrëse ishte në anën e djathtë të gjoksit, ndërsa plaga dalëse ishte në anën e majtë të gjoksit.

“Prandaj plumbi është dërguar nga lartësia pasi nuk ka pasur rrugë horizontale. Për mua është dilemë nëse kryeministri ka hyrë me kokë kah dera e qeverisë apo me kurriz. Nuk është logjike. Nëse ka hyrë me kokë kah dera, në ato rrethana është e pamundur që të shtënat të jetë qëlluar nga rruga e dyshuar, por plumbi ka ardhur nga drejtimi krejtësisht i kundërt”, tha Miljko Ristiq.

Siç shtoi ai, Gjingjiq kishte një plagë të madhe në zemër.

“Mund të ishte zgjidhur kirurgjikisht, megjithatë, vumë re se diçka nuk shkonte. Vendosëm ta hapnim barkun dhe doli një sasi e madhe gjaku. Mëlçia u nda në një mijë copë”, tha ai.

Ristiq shtoi se plumbi që e qëlloi Gjingjiqin kishte një forcë anësore shkatërruese, dhe se ishte nga ata plumba që quhen “dum-dum” (me dy shpërthime).

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, u vra në shkallët e selisë së Qeverisë serbe rreth orës 12:30 të mëngjesit të sotëm 20 vjet më parë. Plumbi i kaloi në zemër dhe ai u dërgua me urgjencë në spital.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img