Padi është ngritur edhe kundër blogut “Webster Tarpley” në lidhje me shkrime të tilla, ndërsa ‘Daily Mail’ tashmë është detyruar të fshijë shkrimin prej ueb-faqes, por nuk ka kërkuar falje publike
Zonja e Parë e Amerikës ka ngritur sërish një padi kundër korporatës, që zotëron gazetën e përditshme britanik “Daily Mail”, e cila kishte raportuar se Melania Trump kishte punuar si shoqëruese (“escort gril”) e njerëzve të pasur.
Kjo është padia e dytë prej Melanias ndaj kësaj gazete vjen, pasi ankesa e parë i ishte refuzuar javën e kaluar.
Fillimisht ajo padinë e dorëzoi në një gjykatë të Marylandit, e cila e refuzoi kërkesën e bukuroshes sllovene me arsyetimin se nuk merret me këso lloj padie.
Prandaj Melania sërish e paditi gazetën, por kësaj radhe në qytetin e New Yorkut, ku “Mail Media Inc” ka zyrat e saj.
Bashkëshortja e presidentit të 45-të të SHBA-ve, Donald Trump, po kërkon dëmshpërblim në vlerë prej të paktën 150 milionë dollarësh, transmeton Telegrafi.
Padi është ngritur edhe kundër blogut “Webster Tarpley” në lidhje me shkrime të tilla, ndërsa ‘Daily Mail’ tashmë është detyruar të fshijë shkrimin prej ueb-faqes, por nuk ka kërkuar falje publike.