Site icon PrishtinaPress

Melania Trump: Kur burri im të kthehet në Shtëpinë e Bardhë do të jetë kohë e dashurisë dhe paqes

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump e ka përshëndetur iniciativën e bashkëshortit të saj për të kandiduar për president në vitin 2024.

Ajo ka theksuar se kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë do të çonte në “sukses dhe prosperitet”.

Donald Trump nisi fushatën presidenciale në përpjekje për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë, shkruan “The Independent”.

“Unë mbështes vendimin e burrit tim për të kandiduar për president të këtij kombi të mrekullueshëm”, tha Melania.

“Arritjet e tij gjatë administratës patën një efekt të madh te të gjithë ne dhe ai mund të na çojë sërish drejt suksesit dhe prosperitetit. Unë pres ditën kur burri im të kthehet për të udhëhequr një Amerikë që karakterizohet nga paqja, dashuria dhe siguria”, shtoi ajo.

Ish-presidenti pranoi se gruaja e tij pati një periudhë të vështirë në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit presidencial./Prishtinapress/

Exit mobile version