Dhjetëra mijëra njerëz në Meksikë kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar kundër politikave të Donald Trumpit për emigracionin, si dhe kundër planit të tij për ta ndërtuar murin në kufi me Meksikën.
Demonstruesit në më shumë se dhjetëra qytete meksikane, të veshur në të bardhë, valuan flamuj dhe pankarta kundër Trumpit, transmetno Express.
Organizatorët kanë thënë se qëllimi i tyre ka qenë që t’ia dërgojnë Trumpit mesazhin se Meksika është e bashkuar lundër tij.
Ata, po ashtu e kanë kritikuar presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto, se ka dështuar ta luftojë korrupsionin dhe ta ulë nivelin e dhunës.
Protestuesja Maria Amparo Cassar ka thënë se politikat e Trumpit për emigracionin përbëjnë kërcënim për komunitetin global.
“Nuk duhet të harrohet se shoqëria amerikane është ndërtuar nga emigrantët dhe vazhdon të ndërtohet nga emigrantët,” ka thënë ajo./Gazeta Express/