15.7 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Mehmeti i KPM-së: Për ne, Klani është krejt OK

Klan Kosova është krejtësisht në rregull për sa i përket Komisionit të Pavarur për Media.

Këtë e konfirmoi të enjten, hiç më pak se kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, kur raportoi para deputetëve, raporton Klan Kosova.

Atyre, por edhe krejt tjerëve që kishin dyshime, ai ua hoqi dilemat për sa i përket adresës dhe operimit të Klanit në territorin e shtetit të Kosovës.

I pari i KPM-së shtoi se kur u bë ri-licencimi më 2019, televizioni ishte krejt në rregull për ta. E Mehmeti shtoi po ashtu se Klan Kosova nuk ka asnjë obligim financiar ndaj KPM-së.

Në mbledhjen e Komisionit për Media u tha se KPM-ja është në pritje të vendimit nga Komisioni i Ankesave në ARBK për çështjen e certifikatës së biznesit të televizionit, që pritet të bëhet i ditur deri më 28 korrik.

Ndërsa u shtua se KPM-ja ka juridiksion ta ndërpresë transmetimin vetëm kur përmbajtja e shfaqur cenon rregulloren, gjë që Klan Kosova nuk e ka bërë asnjëherë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img