4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mehmeti dhe Karabaxhaku bënë paraqitje të kënaqshme në Lojërat Frankofone

Alma Mehmeti dhe Fatih Karabaxhaku nën drejtimin e trajnerit Dardan Imami e përfaqësuan Kosovën në Lojërat Frankofone, të cilat u mbajtën në Republikën Demokratike të Kongos.

Ata garuan nga data 29 korrik deri me 2 Gusht, dhe gjatë këtyre ditëve ata garuan në tri kategori të ndryshme dhe shënuan disa fitore të rëndësishme.

Në kategorinë ekipore Alma dhe Fatihu shënuan një fitore në grup kundër Guineas me rezultat 2-0, ndërsa pësuan humbje nga ekipi nga Tunisia me rezultat 1-2.

Në kategorinë çifte të përziera lojtarët tanë shënuan dy fitore, 3-0 kundër Gabonit, dhe me rezultat zyrtar 3–0 kundër Haitit, shkruan “Gazeta Express”.

Ata gjithashtu ishin shumë afër fitores në ndeshjen kundër Mauritius, nga të cilët pësuan humbje me rezultat të ngushtë 2:3.

Alma dhe Fatihu garuan edhe në kategorinë individuale.

Të dy e siguruan fazën eliminatore pasi shënuan fitore në grupe.

Fatih Karabaxhaku i shënoi 3 fitore në grupe.

Ai fitoi me rezultat 3-0 kundër lojtarit nga Mauritius, 3-0 me rezultat zyrtar kundër lojtarit nga Haiti dhe 3-1 kundër lojtarit nga Benini, për të vazhduar në të 16-tën e finales.

Ai në këtë fazë u ndesh me lojtarin nga Gaboni dhe fitoi me rezultat 3-0.

Fatihu në çerekfinale u ndesh me lojtarin nga shteti nikoqir i cili e kishte përkrahjen e publikut vendas që ndikoi edhe në performancën e lojtarit kosovar.

Ndeshja u mbyll me rezultat 3-1 për kongolezin.

Në përgjithësi Karabaxhaku i shënoi 7 fitore nga gjithsej 11 paraqitje në 3 kategori.

Në anën tjetër, edhe Alma u rendit e para në grup.

Ajo ndeshjen e parë e zhvilloi kundër lojtares nga Togo, të cilën e fitoi me rezultat 3-0.

E ndeshjen tjetër kundër lojtares nga Gaboni, kundër të cilës fitoi me rezultat 3-0.

Në të 16-tën e finales, ajo u ndesh me lojtaren nga shteti nikoqir dhe fitoi me rezultat 3-1.

Alma gjithashtu u eliminua në fazën çerekfinale pasi pësoi humbje e parë individuale në lojërat frankofone nga lojtarja armene me rezultat 0-3.

Në përgjithësi Mehmeti i shënoi 7 fitore nga gjithsej 10 paraqitje në 3 kategori.

“Përveç paraqitjes mbresëlënëse të lojtarëve tanë në lojërat frankofone në Kongo ku shënuan shumë fitore dhe patën mundësi të mira për të kaluar në gjysmëfinale, ata patën shumë intervista nëpër media të ndryshme, siç ishin mediat nga Franca.

Urojmë që përfaqësuesja e Seniorëve të Kosovës të ketë paraqitje të mirë edhe në Kampionatin Ballkanik për Senior, i cili do të mbahet në fillim të shtatorit në Bullgari”, shkruan Federata e Pingpongut e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img