-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mehmeti demanton Mujën për zgjedhjen e bordit të ri të Trustit

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, ish guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se nuk qëndrojnë aspak deklarimet e deputetit Armend Muja se ai është fajtor për mos zgjedhjen e bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trusti.

Ai ka treguar se qysh në muajin mars të vitit 2022, pothuajse një vit para skadimit të mandatit të bordit të Trustit, i është ka drejtuar me email ministrit Hekuran Murati dhe auditores së përgjithshme.

Mehmeti tregon se pas këtij emaili ka takuar në Washington ministrin Murati dhe e ka njoftuar për këtë çështje, por përgjigje në këtë email ka marr vetëm në muajin tetor, pas shtatë muajve.

Menjëherë pas kësaj ish guvernatori Mehmeti tregon se ka nisur procedurat për përzgjedhjen e bordit, ndërsa si rrjedhojë e këtyre vonesave nuk ka arritur që të zgjedh bordin sa ishte në krye të BQK-së.

Mehmeti ka deklaruar se kjo është e vërteta e vetme dhe këtë e di edhe Armend Muja dhe të tjerët.

“Unë i kam kryer detyrat dhe përgjegjësitë e mija konform ligjit dhe menjëherë pas konfirmimeve të tyre kam autorizu menaxhmentin e Trustit Pensional për të hapur konkursin. Ka ndodh hapja e konkursit, me datë 23 dhjetor u mbyll dhe me datë 27 dhjetor na e kanë përcjellë listën e atyre që kanë apliku. Pas kësaj datë ka pas komunikim mes ministrit dhe drejtorit të Trustit se në cilën gazetë është shpall konkursi. Me 5 janar ju kam kërkuar takim me email dhe ju kam thënë është mirë që të takohemi dhe të marrim vendim çka tutje, pasi ishin kry të gjitha procedurat dhe deri në fund të shkurtit do të kishim dërguar emrat në kuvend, kjo është e vërteta dhe këtë e dijn të gjithë”, ka shtuar Mehmeti.

Ish guvernatori ka thënë se nuk ka pas asnjë mundësi tjetër për të vepruar, ndërsa që sot disa ditë pas largimit të tij, ushtruesi detyrës së guvernatorit, ministri Hekuran Murati dhe auditorja gjeneralë, kanë nisur me procedura për zgjedhjen e bordit të Trustit./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img