2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Mehmetaj zbërthen në plotni propagandën e pushtetit kundër Hykmete Bajramit

Në dritën e sulmeve të pushtetit ndaj deputetes së Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, gazetari Lirim Mehmetaj zbërtheu në plotni akuzat e bëra ndaj ish-ministres për “avullimin e 2.5 milionë tonëve nga rezervat shtetërore”.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Mehmetaj kujtoi se në vitin 2019, ministër i MINT-it në koalicionin PAN ishte Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate.

Më tej Mehmetaj ka treguar se për rastin në fjalë ishte dënuar biznesmeni turk, Bahadir Aksoy, nga kompania “Universal Foods”, si dhe është bërë kompensimi i dëmit në total në Thesarin e Kosovës.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, Mehmetaj hedhi dritë mbi një skandal të kryeministrit Kurti i cili, tha ai kishte pranuar në takim në zyre të kryeministrit vjehrrin e Bahadir Aksoy, Ahmet Çalikun, pronar i kompanisë private turke “Çalik Holding”.

“Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, përkundër këtij rasti, kishte pranuar në takim në zyre të kryeministrit vjehrrin e Bahadir Aksoy, Ahmet Çalikun, pronar i kompanisë private turke “Çalik Holding”. Pra, Ahmet Çalik, të cilin e priti Kurti në takim, është babai i gruas së Bahadir Aksoy. Gjithashtu, Aksoy është edhe këshilltar i Çalikut. “ – tha Mehmetaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img