Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut.
Ai ka bërë me dije se Fronti Evropian do t`i fitojë zgjedhjet parlamentare në kampin shqiptar.
Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se pas humbjes se koalicionit VLEN pret dorëheqjen e Arben Taravari nga pozita e udhëheqësit të këtij koalicioni.
“Meqë trendi nuk ndryshon shumë, urime fitorja Frontit Evropian, po e pres Taravarin me dhënë dorëheqje, i cili ka deklaru se një votë më shumë largohet nga politika, jo një por 15 mijë më shumë. Pse VLEN-i herën e parë nuk u duk i lumtur, e tash po. Herën e parë kanë mendu që fitojnë, kurse tash e dinë që nuk fitojnë”, ka thënë Mehmetaj.