Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosoës, Hykmete Bajrami njoftoi se është ndryshuar raporti i Auditorit për shpenzimet e pushtetit.
Mehmetaj në një shkrim në rrjetin social ka pyetur fillimisht:
“A po e shihni cka quajme shtet te kapur?”.
Ai ka thënë se pas shpërthimit të skandalit me shpenzimet marramëndese, të cilat vetëm për karburant arrinin në 31 milionë, Auditorja u detyrua të thotë se të dhënat ishin gabim.
“Pasi iu shperthej skandali me shpenzime marramendese e detyruan Auditoren qe te dal me reagim duke shkruar se te dhenat kane qene gabim.
Paramendojeni, reagimin e kane detyru ta beje jashte orarit te punes.
Phaaaaaa…
O Hekuran Dezertori, po ti raportin e ke nga muaji gusht. Pse nuk e ke permiresu?” – ka thënë ai.
Postimi i plotë: