-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mehmetaj reagon: Gjysmë-shekulli burg për UÇK-në, dhe është veç fillimi

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi Pjetër Shala u dënua me 18 vjet burg.

Ai në rrjete sociale ka shkruar se Gjykata Speciale nuk ka gjetur asnjë ndërlidhje të drejtpërdrejtë mes të dënuarit dhe ngjarjeve.

Sipas tij, gjithçka që tha në vendim Specialja është supozim.

Postimi pa ndërhyrje:

Gjysmë-shekulli burg për UÇK’në – dhe është veç fillimi

Pas dënimit prej 26 vjetëve burgim për Salih Mustafën, dënimet e Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit dhe tash 18 vjetët burgim për Pjetër Shalën, shkon në afër gjysmëshekulli burg për vetëm 4 pjesëtarë të UÇK-së.

Njëjtë si të rasti i Calit edhe të Pjetër Shala gjykata dënon, përkundër se e pranon se nuk gjen ndërlidhje të drejtpërdrejta të të dënuarit me ngjarjet.

Gjithçka është në terrenin e supozimit. Maket.

Disa njerëz janë rrahur, torturuar e vrarë diku qatje, me gjasë ti nëse s’ke marrë pjesë ke pasur mundësi t’i ndalosh dhe nuk e ke bërë.

Bile në rastin e Shalës, meqë mungonte edhe përgjegjësia komanduese, u tha se “kishte njëfarë autonomie”.

Po po, kështu u tha në shqiptim të dënimit.

Pra një perceptim subjektiv i gjykatës për supozimin e tyre se ka pasur “njëfarë autonomie”.

Për t’u kuptuar në themel absurditeti i këtyre dënimeve, veç një krahasim të vogël.

Nikola Shainoviç, njeriu kryesor i Sllobodan Millosheviç’it për Kosovë, përgjegjës për 13 mijë e 535 persona të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuara, 1 milion njerëz të depërtuar, mijëra të zhdukur akoma dhe miliarda euro në dëme të luftës, është dënuar me 22 vjet burgim.

Ku është logjika këtu?

Por, njëjtë e palogjikshme është apatia e shqiptarëve në Kosovë në raport me këto dënime.

Videot e seancave të Gjykatës Speciale vazhdojnë t’i kenë shikimet në numër njëshifror.

Është për studim, se si bashkëjeton ky popull me padrejtësinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img