Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj iu ka reaguar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me ‘kushtin’ e Asociacionit që do të dërgohet në kushtetuese deri më 10 maj.
Mehmetaj ia ka quajtur deputetët e VV-së, budallenjë duke shtuar nuk e kanë lexuar pikëpyetjen në fund.
Ai tutje se deputetët e VV-së e kanë nxjerr këtë si kinse lajm i pavërtetë, por Mehmetaj ka thënë se ky lajm tashmë veçse konfirmohet, ashtu siç është raportuar doli se Asociacioni është kusht për anëtarësimin në KiE.
Postimi i plotë:
Budallenjte deputete te Vetevendosjes
Me 12 prill Albanian Post publikoi nje tekst ku thuhej se Asociacioni eshte kusht per Kosoven per anetaresim ne Keshillin e Evropes.
Gjithashtu, thuhej se Qeveria e Kosoves nese do anetaresimin duhet ta beje dergimin e draft statutit deri me 10 maj ne Kushtetuese.
Sic shihet ne titull, perfundohet me pikepyetje, meqe nuk ishte e sigurt edhe pse kishte nje dakordim edhe nga Kosova per t’i qendruar ktij afati, prandaj edhe mori perkrahje ne Asamble te Pergjithshme.
Perndryshe, disa nga paragrafet jane keta:
“Siç ka kuptuar Albanian Post nga burime ndërkombëtare, ky hap do të jetë kushti për Kosovën që më pas edhe me 16-17 maj Komiteti i Ministrave, saktësisht qeveritë e shteteve anëtare të KiE-së ta pranojnë Kosovën shtet anëtar të organizatës, apo, siç është procedura, t’i bëjnë thirrje për anëtarësim”.
“Se a do të dërgohet draft statuti i Asociacionit nga qeveria deri me 10 maj, ashtu siç ka marrëveshje parimisht, mbetët të kuptohet vetëm pasi të përfundojë ky veprim si procedurë”.
“Nëse Qeveria e dërgon draft-statutin në Gjykatë Kushtetuese, atëherë procedurat për anëtarësim në KiE vazhdojnë dhe në ndërkohë pritet vendimi i Kushtetueses për draftin e Asociacionit”.
Pra, sic shihet, lihet ne vazhdimesi dyshimi se mund te mos ndodhe dhe se nuk eshte e sigurt, por dakordim ne parim per kete pune ka.
Tash, disa budallenj te Vetevendosjes, qe aktualisht okupojne pozita edhe si deputete, e paskan nxjerr kinse a e shihni lajmi i pavertete.
Oh ahmake, lajmi vecse konfirmohet, sepse ashtu sic eshte raportuar doli qe Asociacioni eshte kusht, e jo sic mashtronit publikisht ju duke thene se tashme u pranum.
Deri kur me ju keshtu? Edhe sa duhet t’iu durojme me keto metoda udbashesh?