Site icon PrishtinaPress

Mehmetaj pasi skandali në RTK doli sheshit: Çfarë shkarkimi bre, shkarkimi nuk mjafton

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi skandali në RTK doli krejt sheshit, me rrëfimin që e dha redaktori Jeton Musliu.

Mehmetaj ka thënë se dorëheqja e Rilind Gërvallës nuk mjafton.

E plotë:

A e lexuat sqarimin e redaktorit te lajmeve ne RTK, Jeton Musliut, per terrorin qe kishte perjetuar nga presionet e drejtorit te RTK-se qe ta publikojë lajmin ku sulmohen gazetaret kritike te Qeverise. 

Rilind Gervalla, militanti i Vetevendosjes qe tash eshte drejtor i RTK-se madje i paska kerkuar te beje edhe kronike disa minuteshe dhe kroniken ta lidhe disi edhe Vucic-in dhe takimet e fshehta me Radojicic-in. 

Cfare shkarkimi bre, shkarkimi nuk mjafton. 

A po e kuptoni se deri ku shkon ky pushtet kriminal? A po shihet fare qarte cfare ndytesie perben partia-shtet Levizja Vetevendosje?

Exit mobile version