2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Mehmetaj: Pas Kurtit, Hovenier është 1-shi për krijim të paqartësive me deklarata të çuditshme e të pakuptueshme

Analisti Lirim Mehmetaj, ka komentuar deklaratën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier lidhur me ndalimin e dinarit serb nga Banka Qendrore e Kosovës.

Mehmetaj njëfarë forme ka kritikuar ambasadorin amerikan, duke i thënë se duhet t’i kryej punët me kryeministrin, Albin Kurti gjatë takimeve që kanë.

Kujt po ia tregon ato shqetesime o ambasador? Ti me Albin Kurtin ke takime te rregullta, kryj keto pune me te.” – ka shkruar ai.

Pas Albin Kurtit, qyky Jeff Hovenier eshte 1-shi per krijim te paqartesive me deklarata te cuditshme e te pakuptueshme.” – ka shkruar ndër të tjera Mehmetaj në Facebook.

Shkrimi i tij:

Ambasadori amerikan mbreme vone ka nxjerr nje koment ne rrjete sociale ku pak a shume shpreh shqetesimet e Amerikes me veprimet e fundit te Qeverise se Kosoves.

Kujt po ia tregon ato shqetesime o ambasador? Ti me Albin Kurtin ke takime te rregullta, kryj keto pune me te.

Perndryshe, anetaret e simpatizantet e Vetevendosjes me komente e kishin be toke, duke ia mbajte disa leksione per Demokracine (normalisht, shumica prej tyre kesi qe nuk jetojne per vete ne Kosove).

Mire ia kane bo.

Ti zoteri ambasador, nese vec ke merakun e informimit te qytetareve, atehere tregona cka ndodhi ne Banje me 24 shtator? Qysh u be qe para dite na thate qe terroristet jane te rrethuar e pasdite i pame duke u largu lehte-lehte?

Pas Albin Kurtit, qyky Jeff Hovenier eshte 1-shi per krijim te paqartesive me deklarata te cuditshme e te pakuptueshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img