Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas arrestimit të dy personave, si të dyshuar për kërcënime ndaj tij – emrat e të cilëve Sinjali i publikoi mbrëmë ekskluzivisht. Dy të dyshuarit përfunduan në mbajtje, ndërsa tashmë ka dalë me reagim vet Mehmetaj.
Ai tha se ndjen keqardhje për personat e arrestuar dhe të tjerët, që ai i quajti të instrumentalizuar nga pushteti.
Mehmetaj ka shkruar se Vetëvendosja e Albin Kurtit po shfrytëzon sipas tij fatkeqësitë individuale të njerëzve, duke i bindur “që arsyeja e gjendjes së mjerueshme që e kanë, nuk është qeveria që nuk punon po gazetari që kritikon qeverinë për mos punë.”
“Tash ju jeni në dhomë burgu a Dejona Mihaili jashtë t’u koordinu vjedhje; Martin Berishaj t’u marrë para prej Serbisë; Mimoza Kusari-Lila t’u bisedu me Radojiçiç-in e Hekuran Murati t’u ble toka në emër të dostave në Sojevë, Jashanicë e Jezerc.”
Dy të dyshuarit që me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për këtë rast janë Agim Logu dhe Hashim Mehmeti, të dy 56-vjeçarë.
Postimi i plotë:
Albin Kurti që i instrumentalizon qytetarët e shkretë me ia kry punën që vetë nuk guxon
Dje policia e Kosovës, njësiti i krimeve të rënda, i ka arrestuar 2 persona për kanosje ndaj meje.
Ditët në vazhdim me siguri ka me i arrestu edhe disa të tjerë.
Në instancë të fundit, më vjen keq për këta persona të instrumentalizuar nga pushteti.
Me siguri, secili prej tyre nuk i ka mirë punët personalisht, e pikërisht kjo është shtresa që më së shumti e eksploaton Vetëvendosja e Albin Kurtit.
Ata, duke keqshfrytëzu fatkeqësitë individuale të njerëzve, i bindin që arsyeja e gjendjes së mjerueshme që e kanë, nuk është qeveria që nuk punon po gazetari që kritikon qeverinë për mos punë.
Të dashur, mos i nxjerrni telashe vetës kot, nuk jemi çliru nga Serbia që me u frikësu nga një derivat i tyre siç është Albin Kurti, kështu që shterpe janë tentativat.
Më mirë është të bëhemi bashkë e t’i mbajmë përgjegjëse qeveritë.
Tash ju jeni në dhomë burgu a Dejona Mihaili jashtë t’u koordinu vjedhje; Martin Berishaj t’u marrë para prej Serbisë; Mimoza Kusari-Lila t’u bisedu me Radojiçiç-in e Hekuran Murati t’u ble toka në emër të dostave në Sojevë, Jashanicë e Jezerc.
Ata janë bo milionerë, fëmijët i kanë në shkolla privat jashtë Kosovës, shtëpitë në lagje ekskluzive e pushimet i bëjnë në ishuj të Greqisë.
Nuk m’i keni dhënë mu miliardat me qeverisë me Kosovën po Albin Kurtit.
Hajde iu kërkojmë llogari bashkë e mos u bëni vegla të tyre.
Mos harroni se me mu keni ngjashmëri jo me ata.
Unë jam i rrast kredi sikur ju, unë i kalkuloj të ardhurat mujore sikur ju, mu m’tmerrojnë faturat e rrymës sikur juve, mu ma prish balancin mujor komplet veç diçka pak me mu prish kerri, sikur juve. Unë duhet me i thirr vëllezërit në Gjermani me iu thanë nimomani pak qetë muaj, sikur ju.
Na jemi bashkë. Qeveria kriminale po do me na kthy kundër njeri tjetrit, që me mujtë me vazhdu me vjedhë.
Hajde mos t’i lëmë.