2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Mehmetaj me shifra: Slobodna-Bosna sivjet i ka 63 artikuj “dezinformim”, 44 “manipulim faktesh”, 15 “lajme të rreme”

Gazetari Lirim Mehmetaj duke folur për lajmin e rremë të medias boshnjake që u dha në lajme qendrore të RTK-së ku sulmohet rëndë gazeta Nacionale dhe që Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e quajti “hulumtim të një mediumi kredibil” ani pse aty vetëm hulumtim skishte, por tekst i ndërtuar mbi një “burim anonim” e praktikisht thashethem bosh, ka nxjerrë shifrat e përgënjeshtrimit të kredibilitetit të asaj medie.

Tash veç të kallxoj diçka. Prej kohës kur shënohet lajmet e rreme e këto në këtë Slobodna Bosna, mediumin që e ka marrë lajmin RTK-ja. Sipas fakt-diktuesve në Bosnje, i ka 63 artikuj dezinformues, 44 artikuj manipulim të fakteve, 15 artikuj lajme të rreme, dhe mbi 100 tjera si teori konspirative e të paverifikuar. Pra, ky medium është i zgjedhur prej VV-së. Është lajm politik medemek me konfirmu te publiku se kjo çka thotë VV për media është e vërtetë”, tha Mehmetaj.

Me të pas thanë ty që RTK ka me marr një lajm prej VV-së dhe me qit në lajme të qendrore ku thuhet se dy portale të Kosovës financohen nga Radojçiqi, ti s’e kishe besu kurrë…Lajmi nuk është gabim profesional në kuptimin që është bë një dezinformim se s’janë përcjell hapat e gazetarisë. Por është porosi politike e ndërtume për disa ditë…Këtu i kemi dy situata, lajmin që e ka qitë RTK-ja të porositun politikisht edhe kredibilitein që ia atribuan qeveria, ministrja tha ajo është gazetë kredibile”, tha Lirim Mehmetaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img