Gazetari Lirim Mehmetja ka nxjerrë një paralele krahasuese mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit (49 vjeçar) dhe asoohe drejtorit të drejtorisë politike të UÇK-së, Hashim Thaçit 29 vjeçar në Rambuje.
Këtë krahasim Mehmetaj e nxori mes sprapsjes së Albin Kurtit nga hapja e Urës së Ibrit – që e patën dhënë për punë të kryer “në fund të kësaj vere” – pas mesazheve të Shefit të CIA-s, William Burns dhe Hashim Thaçit në Rambuje pas mesazheve të Madeliene Albright për të pranuar dokumentin e Rambujesë.
Postimi i Mehmetajt:
Sikur Albin Kurti të ishte në Rambuje
Se a ishte lëvizje e mirë hapja ose jo e urës është çështjet tjetër, por Qeveria e Kosovës, saktësisht kryeministri Albin Kurti, dolën me pompozitet dhe njoftuan se fundi i verës e gjen të hapur krejtësisht urën mbi Ibër.
Mjaftoi një vizitë e drejtorit të CIA-së, William Burns, dhe një fjali e tij se ura s’duhet hapur, që më pas sovranisti i madh të zbythet prapa zotimit të tij publik.
Siç njoftoi media e madhe botërore Reutres, Burns i kishte thënë Kurtit në takim “ne jemi ekstremisht të vendosur kundër një lëvizje të njëanshme për të hapur urën”.
Kaq pati punë amerikani.
Kurti u shukat, qeveria heshti dhe partia me emrin vetëvendosje, braktisi edhe emrin, duke mos vetëvendosur, por duke u nënshtruar para fuqisë.
Le të jemi të qartë, ky nuk është koordinim, por nënshtrim.
Koordinimi është kur bisedohet fillimisht drejt një lëvizje dhe pastaj ndodhë ajo.
Nënshtrimi është kur paralajmëron diçka fillimisht dhe më pas thjesht nuk e bënë sepse të është thënë ashtu.
Ishte një moment në Bisedimet e Ramubujesë (i dokumentuar në librin e Madeleine Albright) kur sekretarja amerikane e shtetit i thotë 29 vjeçarit Hashim Thaçi “nëse nuk e pranon marrëveshjen do ia humbësh popullit tënd shansin historike, ne do të largohemi dhe nuk do të merremi më me këtë punë dhe ti do të jesh fajtori”.
Përkundër kësaj, delegacioni i Kosovës në Rambuje nuk e pranoi atë draft, derisa arriti dy pikat e marrëveshjes që i kishte synim: ri diskutimi i statusit të Kosovës pas tri vjetësh ku do të pyetej populli dhe transformimi i UÇK-së në një trup tjetër (që më vonë rezultojë të quhej TMK, tash FSK).
Paramendojeni Albin Kurtin në këtë situatë se çfarë do të bënte.
Veç paramendojeni.
Kur sot, si burrë 49 vjeçar, me struktura të veta shtetërore, me polici e ushtri, zbythet nga një fjalë goje.
Po të ishte ky 29 vjeçar në Rambuje, me një grusht ushtarësh në terren e me shumicën e popullit të larguar nga vendi, çfarë do bënte?
Besoj përgjigjen e dimë të gjithë.
Edhe ai vetë.