Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar raportin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023 të nxjerr Transparency International.
Ai ka vlerësuar se sipas këtij raporti Kosova nuk ka bërë asnjë hap në luftën kundër korrupsionit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar se përgjegjësinë kryesore këtu e ka sektori i drejtësisë.
“Sipas raportit të Transparency International, Kosova nuk e ka bërë as një hap para në luftën kundër korrupsionit nga viti paraprak. Për më tepër, raporti i Transparency International, shpreh habi dhe shqetësim nga “mungesa e vullnetit politik për të punuar në drejtim të pavarësisë së sistemit gjyqësor”. Raportin e Transparency International Qeveria e Kosovës, deri më tani, vetë e ka konsideruar si raportin më kredibil për matjen e nivelit të korrupsionit në Kosovë. Pra, dështim edhe në premtimin kryesor të fushatës, atë për drejtësi”, ka shkruar Mehmetja.