Site icon PrishtinaPress

Mehmetaj i reagon Sallahut: Fajdexhia më quajt organizatë kriminale Prokurorinë

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka reaguar Zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili shpërndau një postim në të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës quhet “organizatë kriminale”. Duke u pajtuar me gjuhën e përdorur në këtë koment, Sallahu shpërndau postimin në Facebook.

Ai kujtoi se Rrahim Sallahu, vëllai i zëvendësministrit, është prej vitesh i akuzuar për fajde. Sipas Mehmetajt, procesi gjyqësor ka ngecur si pasojë e vëllait të tij i cili promovon përmbajtje që përçmon vetë institucionin që ka për detyrë ruajtjen e drejtësisë.

“E pashë një koment të një personi që e kish quajt Prokurorinë Speciale organizatë kriminale dhe e kish shpërnda zv/ministrit i Drejtësisë Blerim Sallahu. Duke u pajtu që Prokuroria qenka organizatë kriminale. Vëllai i tij Blerim Sallahut, zoti Rrahim Sallahu është prej vitesh i akuzuar për fajde, në një proces që nuk po kryhet se nuk po e lejon vëllai i tij. Pra fajdexhia me quajt organizatë kriminale Prokurorinë, kjo ta dëshmon më së miri se cilat janë polet në këtë situatë”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.

Exit mobile version