Gazetari Lirim Mehmetaj ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, faktet se si eksponentë të ndryshëm të pushtetit mashtruan, duke e “shitur” se një qytetar e ndaloi Kurti për ta falënderuar për çlirimin e Mitrovicës.
Por, ai qytetar po del të jetë Muhamed Çuni, nënkryetar i LVV-së në Mitrovicën e Veriut.
E plotë:
KUJDES!!! Nga mashtrimi
Nuk e di a e keni parë këtë video ku kinse një person e ndal Albin Kurtin në rrugë dhe e falënderon se e ka çliruar veriun dhe ia ka mundësuar kthimin në shtëpi.
MASHTRIM
Ai në fakt nuk është një qytetar i zakonshëm, por hiç më pak se nënkryetar i Vetëvendosjes për Mitrovicën e Veriut, Muhamed Çuni.
I njëjti ka punuar si përkthyes për ndërkombëtarët, pastaj ka punuar në Ministri të Pushtetit Lokal e tash e ka punësuar Vetëvendosja si Zyrtar për E-komuna në divizionin E-Komuna dhe Qytete Inteligjente në kuadër të departamentit për digjitalizimin e shërbimeve në komuna.
Pra krejt është mashtrim, inskenim.
Metoda të tilla mund të gjeni plotë nëpër internet të përdorura nga aparati propagandistik i Vladimir Putinit, të cilin kinse e ndalin njerëzit në rrugë dhe e falënderojnë për kthimin e dinjitetit të Rusisë.
Sa më afër zgjedhjeve këta do të vazhdojnë ta intensifikojnë këtë fushatë të ndytë, ruajuni.