Site icon PrishtinaPress

Mehmetaj: FIT-i është afër të largohet nga Policia e Kosovës

Gazetari Lirim Mehmetaj ka paralajmëruar se Njësia Speciale Intervenuese, apo njësia më elitare e Policisë së Kosovës që njihet si FIT, mund të largohet nga kjo organizatë.

Mehmetaj në “Debat Plus” tha se kjo për shkak se ata ndihen të mashtruar nga Qeveria Kurti.

“Njësia Speciale Intervenuese është afër me u largu krejtësisht, cka po i mban ata është kodi moral dhe besnikëria ndaj shtetit, sepse në mënyrën që janë gënjyer, ata ishin larguar. Ata janë njësia më elitë e policisë, përveç heroizmave, ata janë investim milionësh i shtetit, janë aset i çmueshëm. Largimi i tyre nuk nënkupton vetëm disa individë, por nënkupton largim investimi milionësh”, tha ai.

Mehmetaj tha se brenda kësaj njësie policore ka pasur pakënaqësi edhe për aksionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

FIT

Sipas Mehmetajt, kjo njësi ka pasur mungesë të informacioneve dhe kanë qenë të pakënaqur me nivelin politik të udhëheqjes së atij aksioni.

“Krejt policitë në rajon e kanë shtesën e rrezikshmërisë. Qeveria i ka gënjyer, i kanë thënë se i kemi ndalë shtesat për ta bërë rikonsturimin. Qeveria po e shfrytëzon faktin e mungesës së vokalitetit të asaj njësie dhe policëve, për shkak të kodit që e përcjellin. Qeveria nuk është treguar e sinqertë me ta as me 24 shtator, aty ka pasur probleme të mëdha. Burimet tregojnë se ka pasur pakënaqësi me nivelin politik të udhëheqjes, me mungesë të transparencës dhe me mungesë të informacioneve që u dashtë me i pas policia”, tha ai.

Nëse largohet FIT-i nga Policia e Kosovës, sipas Mehmetajt, do të ishte skandali më i madh i pasluftës.

Exit mobile version