Site icon PrishtinaPress

Mehmetaj ‘çmonton’ Qokun e Kurtit pasi ia mohoi “atdhetarinë” Xhaferit, e pyet mos p’e do Veton Surroin kryeministër në RMV?

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka reaguar këshilltarit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Bekim Qokut, i cili ia mohoi “atdhetarinë shqiptare” kryeministrit të posazgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit, e madje duke i mos llogaritur si fjalët të Qokut por të vetë Kurtit; duke qenë se Qoku është këshilltari i kryeministrin për Maqedoni të Veriut.

Qesharake”, e quajti Mehmetaj atë që ka shkruar Qoku, duke ia shtjelluar absurditetin e pohimit se “Komandanti i Ushtrise Clirimtare Kombetare, Talat Xhaferi, nuk qenka mjaftueshem shqiptar per te

E kush eshte? A ta bejme Veton Surroin, ndoshta ai iu bjen tamam?”, pyeti Mehmetaj.

Reagimi i Mehmetaj:

Keshilltari i Albin Kurtit (pra Albin Kurti) paska shkruar se Talat Xhaferi nuk eshte kryeminister shqiptar. 

Komandanti i Ushtrise Clirimtare Kombetare, Talat Xhaferi, nuk qenka mjaftueshem shqiptar per te. 

E kush eshte? A ta bejme Veton Surroin, ndoshta ai iu bjen tamam?

Me keso deklarata sot dukeni vec qesharak. Me kalimin e kohes historia do t’iu shenoje edhe si fajtore. 

Dite e rende kjo per sllavomaqedonet fashiste (ata qe kane mbetur) dhe shoket e tyre te ashtuquajtur shqiptare. 

Ne shqiptaret, shqiptaret si Ali Ahmeti e Talat Xhaferi, e kemi feste sot.

Exit mobile version