Site icon PrishtinaPress

Mehaj: Ushtria jonë me punë dhe përkushtim, drejt NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar fotografi nga ushtrimet e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka quajtur ushtrinë e FSK-së, “krenari të kombit”.

“Detyra, nderi, atdheu!Ushtria jonë, krenaria e kombit. Çdo ditë me punë dhe përkushtim në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Mehaj në fotografitë që nuk dojnë shumë fjalë.

Me kostume të ndryshme, disa të bardha e disa me ngjyrë të gjelbër, shfaqen ekipet e ndryshme të FSK-së, në ushtrimet e tyre rutinore.

Exit mobile version